Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se e vetmja mënyrë që Kosova të anëtarësohet në OKB është me marrëveshje me Serbinë. Vuçiç gjithashtu vuri në dukje se "Serbia duhet të arrijë diçka" nga ajo marrëveshje në vend që "të mos ketë asgjë dhe të poshtërohet". Në një intervistë dhënë për Happy Tv kreu i shtetit serb nuk pranoi të jap detaje rreth kësaj marrëveshje të pretenduar duke u shprehur se nuk dëshiron të flasë për këtë tani, por do ta bëjë këtë në mars ose prill". Gjithashtu Vuçiç kishte një përgjigje për të gjithë anëtarët e NATO-s që i kërkojnë Serbisë të pranoj gjithçka në lidhje me Kosovën. “Nëse më thonë se është në interes të NATO-s, unë nuk do nguroj ti them se kjo nuk është në interes të Serbisë” tha Vucic. Presidenti serb deklaroi se Serbia mund të arrijë anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2023. Por ai përjashton mundësinë që kjo të ndodhte në vitin 2022 - "nëse rregullohen marrëdhëniet me Prishtinën. Por gjithashtu Vuçiç pohoi se nuk ishte "shumë optimist" për zgjidhjen e çështjes me Kosovën duke deklaruar se “nuk ka vullnet për të bërë kompromis në Prishtinë, por edhe në një pjesë të madhe të publikut serb”. “Ne preferojmë të kemi parashikime mitike të së kaluarës dhe nuk na pëlqen një qëndrim racional ndaj Serbisë," tha Vuçiç.