INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç:Kosova pengesa jonë për në BE,ju rrëfej çfarë duhet të bëjmë me shqiptarët

Vuçiç:Kosova pengesa jonë për në BE,ju rrëfej çfarë duhet të bëjmë me shqiptarët

Publikuar më: 09:10 14-10-2017
 
Prej kohësh është vënë re se klima mes Kosovës dhe Serbisë duket se po ç’tensionohet. Gjatë një interviste për Associated Press, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh se gjetja e një zgjidhje për Kosovën është pengesa më e madhe që Serbia të vijojë rrugën drejt BE-së.
 
Ai shtoi se në Evropë besojnë se Serbia  do të duhet të njohë pavarsinë e Kosovës përpara së të jetë pjesë e unionit.
 
Edhe një herë Vuçiç theksoi se ka nisur bisedimet e brendshme pasi sipas tij nuk  mund të ketë një konflikt të ngrië edhe për 50 apo edhe 100 vitet e ardhshme. 
 
Gjatë intervistës presidenti  tha se të gjitha palët duhet të bëjnë kompromise dhe se me shqiptarët duhet një marrëveshje afatgjatë e paqes edhe për 200 vitet e ardhshme.
 
Sa i përket raporteve me një nga aletët më të mëdha Rusinë, Vuçiç shtoi se me të vërtetë që Bwogradi dëshiron të anëtarësohet në BE por në të njëjtën kohë do të mbajë marrëdhënie të forta qoftë me Moskën apo me cilëndo fuqi botërore.
 
Article Logic
Execution time: 0.0038168430328369