INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Kosova po përgatit tri masa të reja ndaj Serbisë, njëra më e rëndë se tjetra

Vuçiç: Kosova po përgatit tri masa të reja ndaj Serbisë, njëra më e rëndë se tjetra

Publikuar më: 16:47 09-12-2018

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se Kosova është e gatshme të aplikojë masa të reja ndaj Serbisë. Sipas tij bëhet fjalë për tri masa të vështira që mund të ndërmerren, por ai nuk tregoi se për çfarë bëhet fjalë. I pyetur nga gazetarët nëse ka vlerësime se çfarë veprimesh të tjera mund të ndërmerr Prishtina, pas aplikimit të taksës 100 për qind, Vuçiç tha se “njëra është më e keqe se tjetra për ne”. Media serbe Tanjug raporton se presidenti serb tha se këto masa nuk do jenë të mira as për vet Kosovën. “Por, unë nuk mendoj se ndonjë prej këtyre gjërave është e mirë në periudhë afatgjatë për të (Haradinajn). Ai është që i shikon gjërat në afat të shkurtër, sikurse edhe disa nga kundërshtarët tanë politikë. Shumë në afat të shkurtër i shikojnë gjërat”, tha Vuçiç. Presidenti serb deklaroi se shtoi se shteti do të marrë vendime lidhur me masat e reja të Kosovës vetëm kur atëherë kur të ndërmerren nga pala e Kosovës. “Mendoj se është e rëndësishme që ne të tregojmë rezistencë dhe kundërshtim të qëndrueshëm dhe të fortë, por gjithmonë të qetë, ndaj masave të tilla. Por do të shohim se çfarë do të ndërmarrin dhe në përputhje me atë do të marrim vendime”-tha ai. Sipas tij, Kosova po i shkakton më së shumti shqetësim, frikë dhe ankth, sepse, thotë se “çmenduria” e Prishtinës është e pafund, dhe askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po e ndalë këtë. “Fajtore është bashkësia ndërkombëtare që nuk e ka ndaluar taksën. Tani dikush po fiton popullaritet, që tashmë është një shkallë e masave të pakuptimta dhe përdoret për qëllime të brendshme. Kjo më shqetëson”, tha presidenti serb.

Article Logic
Execution time: 0.0019469261169434