INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç mbërrin të shtunën në Mitrovicë. Ministri i Jashtëm serb: Vizitë e rrezikshme

Vuçiç mbërrin të shtunën në Mitrovicë. Ministri i Jashtëm serb: Vizitë e rrezikshme

Publikuar më: 17:54 19-01-2018

Presidenca serbe ka konfirmuar axhendën e vizitës që do të realizoj Aleksandër Vuçiç nesër në Mitorvicën Veriore. Është planifikuar që vizitën kreu i shtetit serb ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës. Në njoftimin për shtyp bëhet e ditur se paradite është planifikuar takimi i presidentit Aleksandër Vuçiç, me zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë. Pasdite ai do të bisedojë me qytetarët të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës. Mediat serbe më herët kanë njoftuar se Vuçiç do të vërë kurorë në vendin ku është vrarë të martën Oliver Ivanoviç. “Kjo është një vizitë e vështirë, e rrezikshme dhe një sfidë e madhe për sigurinë e tij” tha ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç."Vrasja e Oliver Ivanoviç lë hapësirë për dyshim se kush mund të ketë marrë pjesë në vrasje duke e bërë këtë vizitë shumë komplekse", tha Stefanoviç për TV Pink të premten, përpara udhëtimit të presidentit në fundjavë. "Por nuk mund të flitet me Vuçiç në lidhje me këtë temë, nuk mund ta pengojmë nga ky qëllim, ai nuk po mendon nëse siguria e tij personale është e rrezikuar", tha Stefanoviç. "Është detyra jonë të bëjmë gjithçka të mundshme për të mbrojtur sigurinë e tij dhe atë të serbëve që jetojnë në Kosovë", vazhdoi ministri. Në Kosovë, Vuçiç do të "flasë me njerëzit, ai do të dëgjojë se çfarë i ngarkon ata më së shumti dhe dëshiron, me praninë e tij, jo vetëm të sjellë paqe, por edhe njëfarë sigurie që këta njerëz nuk janë harruar", tha Stefanoviç. "Policia e Kosovës si çdo herë bënë përgatitjen e planit operacional për të ofruar siguri në të gjitha rastet e vizitave të gjitha delegacioneve të shteteve të huaja në Kosovë", tha Baki Kelani zëdhënës i policisë, për Rel. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka miratuar më 17 janar kërkesën që Vuçiç të vizitoj Kosovën.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277