INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Na bëjnë fajtorë se jemi gjallë. Shqiptarëve u lejojnë gjithçka

Vuçiç: Na bëjnë fajtorë se jemi gjallë. Shqiptarëve u lejojnë gjithçka

Publikuar më: 16:25 29-03-2018

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka shfrytëzuar arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, për të akuzuar SHBA-të dhe disa shtete evropiane për hipokrizi të neveritshme. I pranishëm në një stërvitje ushtarake, Vuçiç deklaroi para medieve se nuk e dinte nëse do të vazhdonin bisedimet me zyrtarët e Prishtinës pas arrestimit të Gjuriç. Kreu serb thotë se Prishtina nuk po vendos për vetë e se gjithçka po realizohet nga sponsorët e pavarësisë së saj. I kritikuar nga mediat serbe për takimin e tij me presidentin rus Vladimir Putin, kreu serb u shpreh i shqetësuar se ka folur me të gjithë drejtuesit. "Unë fola me të gjithë, nuk ka asnjë në Evropë që nuk flet me Putin, sot do të flas me Erdoganin, gjithashtu kam folur edhe me Federica Mogherini, po atë ditë", tha ai."Dua të flas me të gjithë dhe të informoj të gjithë për situatën në Kosovë”-shtoi Vuçiç duke hedhur akuza të ashpra ndaj vendeve që përkrahin Kosovën. “Është e vështirë të flasësh me dikë që është sponsor i pavarësisë së Kosovës dhe këto janë Shtetet e Bashkuara". "Ata nuk e fshehin që janë krenarë për të, si dhe për vendet e tjera perëndimore. Kur flisni me ta, shihni se shqiptarëve u lejohet të bëjnë diçka," tha Vuçiç duke shtuar se nëse serbët do kishin qëlluar një shqiptar, askush në botë nuk do të ti shpëtonte ata. “Do të ishim denoncuar,thirrur për rastin... Këtë herë ata e kaluan në heshtje këtë çështje. Unë e gjej hipokrizinë e tyre të neveritshme.”-është shprehur Vuçiç duke ju kthyer çështjes së pavarësisë së Kosovës me tone akuzuese. “ Kur nuk kanë kurajë për të thënë atë që kanë bërë në vitin 2008, ata i bëjnë thirrje të dyja palëve. Kam guximin të them se para të gjithëve, puna ime është të mbrojë Serbinë,"-deklaroi Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701