INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç në Asamblenë e OKB-së: Do të luftojë për Serbinë. Ushtria e Kosovës rrezikon mbijetesën tonë

Vuçiç në Asamblenë e OKB-së: Do të luftojë për Serbinë. Ushtria e Kosovës rrezikon mbijetesën tonë

Publikuar më: 09:25 17-12-2018

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se në sesionin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, që do të mbahet në New York do të luftojë për Serbinë me gjithë zemër. Presidenti serb bëri të ditur se poishte pëgratitur për seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB. “Unë kam qenë duke u përgatitur për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në mëngjes dhe do të shkojë drejt në seancë. Unë do të luftoj për Serbinë”, tha ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media. Në fjalën e tij, kreu i shtetit serb përshëndeti popullin serb në Kosovë dhe i falënderoi ata pë ” luftën”, dhe tha se kryetarët e 10 komunave kanë një mesazh të qartë për Hashim Thaçin se kush është president i tyre dhe cili është vendi i tyre. “Ushtria e Kosovës u formua kundër interesave të popullit serb. Ajo nuk mund të rrezikojë ushtrinë tonë, ose ka gjasë të rrezikojë mbijetesën e kombit tonë. E gjithë kjo është në kundërshtim me atë që flet Thaçi,” tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498