Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do t'i japë Presidentit rus Vladimir Putin një dhuratë origjinale. Bëhet fjalë për një klysh nga Sar Plantina, në zonën e Sharrit. Sipas portalit serb “Blic”, ky është një qenush mashkull tre muajsh i kësaj race, dhe origjina është nga malet e Sharrit.
“Qenushi është brez i shtatë i kësaj race. Bëhet fjalë për llojin më të vjetër autokton, dhe dihet se Putini pikërisht i pëlqen këto raca”, thotë burimi i “Blic” nga Presidenca. Sipas medias serbe kjo është herë të parë që Presidenti i Serbisë jep këtë lloj dhurate.