INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Nuk e fsheh kokën time si struc, Serbia do të rritet

Vuçiç: Nuk e fsheh kokën time si struc, Serbia do të rritet

Publikuar më: 12:30 09-09-2018

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç tha se Serbia po bëhet çdo ditë dhe më e madhe, dhe këtë për shkak se nuk është në konflikt me askënd.
Këto komenti i ka bërë në Mitrovicën Veriore, ku është duke mbajtur një fjalim.
Vuçiç ka thënë se Serbia asnjëherë s’ka pasur përkrahje më të madhe se sa tani, duke falënderuar dhe Rusinë që i ka qëndruar në krah Serbisë në kohë të rënda.
“Sot, kemi më shumë se kurrë mbështetjen e botës. Faleminderit miqve tanë nga Rusia të cilët politikisht ishin me ne kur nuk ishte askush tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë, dhe të themi se nuk duam të hyjmë në NATO sepse duam të mbajmë neutralitetin tanë ushtarak”, ka thënë Vuçiç.
I shoqëruar edhe nga Marko Gjuriq, zyrtarë të Listës Serbe dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë së Beogradit, premtoi se çdo ditë do të punojë në të mirën e serbëve të Kosovës.
“Serbët nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre, do të jenë edhe shumë fëmijë të tjerë këtu. Zgjidhja nuk është afër, por besoj se mund të ndodhë në 10-20 vitet e ardhshme. Ne do të investojmë miliona euro në spitale, shkolla, do ta ndihmojmë popullin tonë në Kosovë. Do të shkojmë në çdo fshat, dhe do të zhvillojmë bizneset e tyre”, deklaroi Aleksandër Vuçiç.
Gjithashtu pohoi se ai ka zgjedhur rrugën e vështirë, e jo të “fshehë kokën”.
“Nuk kam dashur ta fshehja si struc kokën time. Nuk kemi ndonjë draft-zgjidhje, nuk jemi as afër. Nuk jam as optimist për zgjidhjen”, deklaroi Vuçiç duke paralajmëruar se herën tjetër do ta vizitojë edhe Banjën, vendin të cilin sot u pengua të shkojë pas protestave të shumta.

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865