Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se vendimin për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Kosovës mund ta marrin vetëm serbët. Sipas tij serbët duhet të ruajnë ekzistencën e popullit të tyre në Kosovë. “Por, populli ynë në Kosovë ndodhet para një vendimi të vështirë; të shkojë me Haradinajn, ose me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, e cila ka program më ekstrem se sa Haradinaj, bashkimin në Shqipërinë e Madhe”, ka thënë kreu i shtetit serb. Gjatë një bisede me gazetarët presidenti serb ka hedhur poshtë kritikat “patriotike” të politikanëve nga Beogradi, të cilët e akuzojnë se nuk kanë vizituar asnjë fshat në Kosovë në llogari të Listës Serbe. Po kështu Vuçiç ka deklaruar se Beogradi zyrtar nuk do ta ndryshoj qëndrimin ndaj Ramush Haradinajt.