INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç pranon për herë të parë se pas vrasjes së Ivanoviç, mund të qëndrojë një serb

Vuçiç pranon për herë të parë se pas vrasjes së Ivanoviç, mund të qëndrojë një serb

Publikuar më: 16:02 05-01-2019

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, për herë të parë e ka pranuar se prapa vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovi, mund të qëndroj një serb.

Ai megjithatë ka mohuar, që vetë shteti serb të jetë i përfshirë në këtë vrasje.
“Shqiptarët dhe shumë serbë gjatë gjithë kohës po përpiqen të akuzojnë shtetin serb për vrasjen Ivanoviqit. Kush mendon kështu nuk është normal ose është i sëmurë me urrejtje”, tha Vuçiç.
Sipas Vuçiç, edhe ata në Serbi që po pretendojnë një gjë të tillë po e bëjnë këtë vetëm për të fituar autoritet.
“Ata akuzojnë vendin e tyre pa ndonjë dëshmi”, tha aid he shtoi se kështu po e çojnë Serbinë në një pozitë të pafavorshme në negociatat në Bruksel.
“Ku ndodh kjo nevojë patologjike për të aplikuar të keqen ndaj vendit të vet. Ata duan ta përdorin këtë për të më rrëzuar nga pushteti, sepse ata nuk kanë asgjë tjetër”, përfundoi Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545