INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç, pro ndarjes së serbëve dhe të shqiptarëve

Vuçiç, pro ndarjes së serbëve dhe të shqiptarëve

Publikuar më: 17:32 11-08-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se promovon politikën për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Disa shtete të QUINT-it, thonë se lëvizja e kufijve destabilizon Ballkanin.

Presidenti i Serbisë,shkruan Deutsche Welle Aleksandër Vuçiç po angazhohet tashmë hapur për ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke nxitur edhe më shumë debatin në Beograd dhe Prishtinë për ndarje të Kosovës.

Madje Presidenti Vuçiç tha se ai e promovon politikën për ndarje me shqiptarët.

Në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi, nga ana tjetër thotë se “nuk ka ndarje tokësore të Kosovës”, por, kërkon korrigjim të kufirit që sipas tij, nënkupton bashkimin me Kosovën të tri komunave me shumicë shqiptare të jugut të Serbisë.

“Unë jam në favor dhe kjo është politika ime, për ndarjen me shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atë dhe çfarë kujt i përket, është gjithmonë një burim konfliktesh të mundshme. Nuk e fsheh një synim të tillë, por, nuk dihet nëse këtë do ta pranojë populli serb apo jo dhe, nëse do të ketë sukses, kjo nuk varet vetëm nga Serbia”, është shprehur Aleksandër Vuciç.

Sidoqoftë, nënvizon DW Serbia dhe Kosova do ta vazhdojnë dialogun e nivelit të lartë politik në fillim të shtatorit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Një marrëveshje e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po kërkohet me ngulm nga BE-ja.

Article Logic
Execution time: 0.0022079944610596