INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Serbia e gatshme për kompromis me Kosovën

Vuçiç: Serbia e gatshme për kompromis me Kosovën

Publikuar më: 12:34 03-02-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaron se është i gatshëm që të bëj kompromis me Kosovën, por ka shtuar gjithashtu se Serbia, nuk mund t'i jap të gjitha, e vet të mbetet pa asgjë. I pyetur nga gazetarë se çfarë po ndodh me dialogun e brendshëm për Kosovën, dhe se çfarë kompromisi është Serbia e gatshme të bëjë për një zgjidhje afatgjate, Vuçiç ka deklaruar se nuk do ta “fusë kokën në rërë siç kanë bërë të tjerët” .
“Në fund do të jenë qytetarët e Serbisë do të japin verdiktin për këtë çështje. A dëshiroj unë si president të sillem sikur tjerët të fusë kokën në rërë dhe të them, nuk ka problem do të presim edhe 200 vite derisa fëmijët dhe nipat e juaj të kalojnë nëpër problemet e njëjta që kemi kaluar edhe ne, baballarët dhe gjyshërit tanë, apo jeni të gatshëm të bëni siç do të jetë kompromisi për serbët dhe shqiptarët?”, ka shtuar Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.008469820022583