INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç: Serbia nuk e kontrollon më territorin e Kosovës. Jo, konflikteve me fuqitë e mëdha

Vuçiç: Serbia nuk e kontrollon më territorin e Kosovës. Jo, konflikteve me fuqitë e mëdha

Publikuar më: 08:40 07-05-2018

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaron se Serbia nuk ka më kontroll mbi Kosovë. “Ne nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës, tanimë duhet ta kuptojmë këtë gjë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në 2004 dhe 2008. Kujtojmë se në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”. Kështu është shprehur gjatë një interviste për “Kurir” Vuçiç. Ai ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është aspak e lehtë. Ai ka shtuar se tani Serbia ka një politikë racionale dhe se personalisht mbron politikën e pavarur të Serbisë. “Nuk mendoj se ndonjë fuqi e madhe do të ndryshojë lehtë vendimin që ka marrë për pavarësinë e Kosovës, por mendoj se ata do të kuptojnë më mirë interesat e Serbisë, gjë që është shumë e rëndësishme për ne. Për ne, kjo nuk është vetëm interes ekonomik, por edhe politik. Nëse ju mendoni se një vend i vogël si i yni mund të mbijetojë dhe ekzistojë, por të jetë në konflikt me të gjitha vendet e fuqishme të botës, kjo do të thotë që kemi bërë një politikë të pavlerë dhe të papërgjegjshme”-u shpreh Vuçiç. I pyetur edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Vuçiç deklaroi se nuk dëshironte të komentonte këtë çështje pasi do të pres të shoh se çfarë posedon plotësisht ‘marrëveshja historike’. “Unë gjithmonë flas për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Kur është fjala për Kosovën shpresoj në gjetjen e një zgjidhje. Pavarësisht nga zgjidhja është fundi im në politikë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598