INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç shpall fitoren e zgjedhjeve të parakohshme

Vuçiç shpall fitoren e zgjedhjeve të parakohshme

Publikuar më: 08:01 25-04-2016

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të parakoshshme të mbajtura ditën e diel 24 prill. Në një konferencë për mediat në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, Vuçiç tha se Serbia fitoi.

Sipas Vuçiçit, partia e tij, ka marrë 50.9% të votave dhe pret dekretimin e presidentit për formimin e qeverisë së re të Serbisë.

“Jam pak i lodhur, por shumë i lumtur dhe mirënjohës. Njerëzit e dinë që ne udhëhqim mirë qeverinë dhe mendojmë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Vuçiç.

Ai më pas ka thënë se Serbia ka dëshmuar para vetes dhe botës së është e interesuar për demokraci.

“Faleminderit të gjithëve që kemi votuar sot dhe njerëzve që kanë punuar që këto zgjedhje të jenë transparente, gjithashtu edhe njerëzve të mi që zhvilluan një fushatë të mirë”, ka thënë Vuçiq.

Rezultatet e partive tjera, sipas Vuçiçit:

Partia Socialiste e Serbisë – 11.23%

Partia Radikale e Serbisë – 7.39%

Partia Demokratike – 5.44%

Ndërsa për partitë e tjera ai tha se nuk kalojnë pragun, duke përfshirë edhe koalicionin Boris Tadiç, Çedomir Jovanoviç dhe Nenad Çanak, që njihen si më liberalë në Serbi.

Article Logic
Execution time: 0.0016210079193115