INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vuçiç: Shqipëria po na bën presion. Nuk pres që BE të reagojë, askush nuk e mbron Serbinë [VIDEO]

Publikuar më: 17:33 04-10-2017

Presidenti Aleksandër Vuçiç pohoi faktin se Serbia i ka dërguar një letër BE ku i kërkon që të mos njihet referendumi në Katalonjë. Vuçiç ka thënë se Evropa përdorë standarde të dyfishta për vendet anëtare dhe jo anëtare duke krahasuar rastin e Katalonjës me atë të Kosovës . Koçijançiç duke komentuar qëndrimin e Komisionit Evropian tha se Kosova dhe Katalonja janë raste të pakrahasueshme. Por kreu i shtetit serb ka vijuar me akuzat duke thënë se gjithçka ka ndodhur për shkak të  mbështetjes së madhe që kanë shqiptarët, ndërsa qahet se Serbinë nuk e do askush. Sipas tij vendi po përballet me presione nga të gjitha anët nga Shqipëria për shkak të mbështetjes, që sipas tij, shqiptarët gëzojnë në perëndim.  "Ata (shqiptarët), mund t’i bëjnë të gjitha këto përderisa kanë mbrojtësit e vet jashtë, porse e drejta ndërkombëtare. duhet të ekzistojë e të respektohet”, ka thënë Vuçiç duke shtuar se Serbia nuk ka mbrojtës të tillë dhe se ajo iu është nënshtruar presioneve nge të gjitha anët për shkak të ndërgjegjes së papastër të Shqipërisë.  Vuçiç ka komentuar edhe premtimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për pajisjen me pasaporta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. "Me ato pasaporta, larg kanë për të shkuar ata",  ka thënë ai. Vuçiç ka shtuar se Serbia do ta vazhdojë punën e vet, të mbrojë pavarësinë e Serbisë, integritetin territorial dhe sovranitetin ndërsa ata “le ta bëjnë punën e vet”.

Article Logic
Execution time: 0.0038478374481201