INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç:Tragjedi të mëdha e presin Serbinë nëse nuk arrrin marrëveshjen me Kosovën

Vuçiç:Tragjedi të mëdha e presin Serbinë nëse nuk arrrin marrëveshjen me Kosovën

Publikuar më: 16:14 02-01-2019

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaron se Serbinë e presin tragjedi të mëdha nëse nuk arrin një marrëveshje për Kosovën. Duke pohuar se shkëmbimi i territorit do të sillte vendosjen e një kufiri midis serbëve dhe shqiptarëve, Vuçiç deklaroi se dëshiron të zgjidhet problemi mes dy vendeve në mënyrë që brezat e ardhshëm mos të rriten mes konfliktit. Në një intervistë dhënë për medien espreso.rs kreu i shtetit serb tha se edhe pse mund ta konsiderojnë si tradhtar ai nuk do lejojë që Serbia të futet në tragjedinë më të vështira. “Ne të gjithë pajtohemi se duam të kemi paqe”-u shpreh presidenti serb. Ai tha se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të arrihet një marrëveshje. “Po, bëhet fjalë për çdo marrëveshje e cila do të pranohet nga serbët dhe shqiptarët, e që sjell paqe. Nuk ka paqe të tjera, kuptojeni këtë. Më kuptoni. Unë veproj duke mbajtur përgjegjësi për të gjithë dhe kuptoj se kjo është e vetmja gjë që e mundur”-tha Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0062289237976074