INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç vlerëson shqiptarët, ja çfarë thotë ai

Vuçiç vlerëson shqiptarët, ja çfarë thotë ai

Publikuar më: 17:40 14-10-2016

Pas takimit në Beograd, kryeministri ynë Rama dhe ai serb, Vuçiç, janë takuar përsëri në Forumin e Biznesit Shqipëri-Serbi, takim i cili duket se ka shkuar shumë mirë.
Vuçiç u ka kërkuar biznesmenëve serbë të punojnë dhe të investojnë në Shqipëri, sepse shqiptarët janë njerëz të besës.
“Dua të inkurajoj njerëzit tanë të shkojnë në Shqipëri, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës. Unë jam ndoshta subjektiv, por dua t’u them se kjo është e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndarjet politike, por duhet t’i kthehemi të ardhmes”, tha Vuçiç.
Ndërkohë, Edi Rama, pikërisht në 2-vjetorin e dronit, në Nish ka theksuar se nëse shihet mbrapa, është arritur shumë në marrëdhëniet në mes të dyja vendeve. Ai tha se në atë kohë nuk mund të imagjinohej një takim i tillë.
“Një nga arsyet pse ne prodhojmë më shumë histori sesa ç’mund të tresim është se jemi të vegjël dhe kur vjen puna të mendojmë për tregun, tregjet tona janë shumë të vogla të ndara nga njëri-tjetri në një botë që sa vjen dhe bëhet gjithmonë e më e egër nga pikëpamja e konkurrencës. Por ama, nëse ne arrijmë që kush investon në Tiranë, Beograd, Prishtinë, Podgoricë e kështu me radhë të mos investojë thjeshtë brenda kufijve të një tregu të vogël, por të investojë në një treg të gjerë rajonal kemi garantuar një kapërcim historik për njerëzit në funksion të zhvillimit dhe mirëqënies së tyre”, tha Rama.
Forumin e ka hapur Marko Cadez, kryetar i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, i cili tha se ka bërë një punë që duhet vazhduar në përmirësimin e marrëdhënieve.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492