INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vulin: UNMIK-u ka shkelur statusin e neutralitetit

Vulin: UNMIK-u ka shkelur statusin e neutralitetit

Publikuar më: 16:29 04-12-2017

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin tha të hënën se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet pyetur nëse janë konsultuar me vendimin e UNMIK-ut që kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt t`i hiqet urdhër-arresti i INTERPOL-it. Agjencia shtetërore e lajmeve serbe “Tanjug” shkruan se Vulin është shprehur se UNMIK-u ka shkelur neutralitetin e statusit. “Mendoj se Këshilli i Sigurimit duhet t’u kërkojë të gjithë anëtarëve nëse janë konsultuar për këtë lëvizje të UNMIK-ut. A e kanë bërë atë në emër të tyre, administratës në Kosovë ose në bazë të mandateve që e kanë nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, tha ai

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611