INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vulos dashurinë tënde me një puthje! #in4love

Vulos dashurinë tënde me një puthje! #in4love

Publikuar më: 11:55 08-02-2016

Festa e dashurisë për këtë vit vjen pak më ndryshe se zakonisht, pasi dedikuar saj nuk do të jetë vetëm dita tradicionale e Shën Valentinit, por e gjithë java që i paraprin 14 shkurtit.

Pikërisht ashtu, pasi për të celebruar dashurinë një ditë e vetme nuk është e mjaftueshme. Sot fillon fushata e nisur nga IN Tv, pjesë e së cilës jeni të ftuar të bëheni pjesë edhe ju, për një Shën Valentin me më shumë dashuri se kurrë. Dhe kur vjen puna tek dashuria, nuk ka mënyrë më të mirë për ta shprehur se sa puthja, detaji më karakterizues dhe simbolik i saj. Kjo është dhe mënyra se si ne në IN e tregojmë dashurinë, ose më mirë të themi e vulosim atë. Bashkohuni dhe ju me ne në fushatën “Vulos dashurinë tënde me një puthje”. Ndani dhe tregoni dashurinë duke puthur njerëzit tuaj të dashur dhe postoni fotot tuaja të puthjeve nën hashtagun #in4love.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998