INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VV platformë për bisedimet me Serbinë, paralajmëron padi ndaj Thaçit

VV platformë për bisedimet me Serbinë, paralajmëron padi ndaj Thaçit

Publikuar më: 15:06 02-07-2018
Lëvizja “Vetëvendosje” paraqiti një propozim për hartimin e një platforme për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, në një konferencë për mediat, ka thënë se partitë parlamentare duhet të bashkohen dhe ta nisin hartimin e kësaj çështje.
 “Hashim Thaçi s’ka të drejtë të bisedojë për një marrëveshje ndërshtetërore. Shumë shpejt do të përballet me një padi, sa i përket shkeljes sw kompetencave kushtetuese. Kur një njeri s’ka vija të kuqe me Serbinë, ne mendojmë se ky person veç rreziqe mund t’i sjellë vendit”, është shprehur ai.
Konjufca ka përmendur gjithashtu disa prej veprimeve që kishte bërë Thaçi para marrëveshjes së bisedimeve.
“Qëllimi i tij do të jetë që ai ta bëjë marrëveshjen dhe pastaj ndërkombëtarët t’i bindin deputetët që të bëhen 80 vota për ta votuar pastaj Kuvendi, Nisma … mund të krijohet një mazhorancë që të votohet një platformë e vijave të kuqe në këtë kohë kur presidenti po ia heq vijat e kuqe Serbisë”, ka shtuar Konjfuca.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613