Bashkëshortja e Kevin-Prince Boateng, Melissa Satta prej kohësh ishte pjesë e emisionit televiziv në Itali, "Tiki-Taka”, por së fundmi ajo është larguar dhe në vend të saj ka ardhur gruaja e Icardit, Wanda Nara.
Ndoshta shumëkush është mërzitur nga fakti se Melissa nuk do të jetë më pjesë e ekranit në mbrëmje për të komentuar ndeshjet por megjithatë ka një mënyrë për ta ndjekur.
Bëhet fjalë për rrjetin e saj të instagramit në të cilin bukuroshja është shumë aktive. Në një set fotografik për një firmë veshjesh intime, Melissa Satta ka dhuruar pozën e fundit që ka bërë për vete të gjithë fansat në rrjetet sociale. Ndoshta Wanda i ka marrë emisionin por jo bukurinë e Melissas.