Wanda Nara ka mbrojtur Icardin në studion e “Tiki Taka”, teksa është parashikuar që ai të qëndrojë në stol në sfidën me Barcelonën:
“Mauro nuk ka luajtur 3 ndeshje, ai ka bërë 6 gola dhe është pothuajse në të njëjtën vijë me Cristiano Ronaldon. Do doja të shihja Cristiano Ronaldon të ulej pa zhurmë në stolin e Juves, ndërkohë që ekipi i tij të shënonte 5 gola nga të cilat ai mund të bënte 3.”
Wanda i është referuar fitores së Interit me Genoa-n 5-0 me gola të Gagliardinit, Politano, Joao Mario dhe Nainggolan.