Wanda është hedhur në gjyq nga ish-bashkëshorti i saj, Maxi Lopez, për shpërndarjen në rrjetet sociale të të dhënave personale, duke përfshirë edhe numrin e celularit të ish-burrit. Mediat italiane raportojnë se modelja dhe prezantuesja argjentinase, në një postim të datës 22 qershor 2015 ka dhunuar privatësinë e Lopezit dhe ka dëmtuar atë gjatë lëvizjes të merkatos në verën e atij viti.
Në një prononcim të shkurtër në Milano për gazetarin Valerio Stafeli të emisionit “Striscia la Notizia” Wanda e ka mohuar akuzën për përhapjen e numrit të telefonit të Mazi Lopezit duke u shprehur: “E vërteta gjithmonë fiton”.