I gjithë presioni i derbit të “Madoninës” ishte mbi Icardi-n dhe aftësinë e tij për ta çuar ekipin e tij drejt fitores. I konsideruar si lideri i ekipit, ky titull ka dhe goxha përgjegjësi mbi supe, të cilat Icardi i çoi deri në fund.
Por, më shumë detaje nga jeta e tij ne na jep Wanda Nara, e cila është njëkohësisht edhe agjent-ja e tij.
Ajo ka thënë për mediat italiane se në javën e fundit Icardi ka pasur një fiksim të çuditshëm, që nuk i hiqej nga mendja: “Ai kishte gjithë javën që më fliste për rekordin e Vierit dhe dëshironte ta kalonte. Ishte një stimul i rëndësishëm dhe ai ia doli mbanë. Interi nuk është shumë larg Juves dhe duket se po e ndjekin mirë Spaletin”, përfundoi bashkëshortja e sulmuesit zikaltër.