INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wanda nuk tradhëton Icardin: Do të shënojë më shumë se CR7

Wanda nuk tradhëton Icardin: Do të shënojë më shumë se CR7

Publikuar më: 11:14 04-09-2018

“Kur nuk shënon, Mauro kthehet në shtëpi i zemëruar. Në të tilla raste nuk jam fare në qarkullim, zhdukem”. Kështu ka pohuar në “Tiki Taka”, ku ka debutuar me një buzëqeshje, Wanda Nara, gruaja-agjente e Mauro Icardit.

Pastaj prej saj vjen krahasimi luksoz midis numrit 9 të Interit dhe blerjes kryesore të Serie A, Cristiano Ronaldo: “Unë shpresoj që Icardi të shënojë më shumë gola se CR7. Futbolli italian duket i thjeshtë për të huajt, por fakti që portugezi po lufton për të shënuar golin e parë në Seria A është dëshmi e kundërt”.

Pak dritë edhe mbi zërat e merkatos së kësaj vere, sipas të cilëve Juventusi ishte i interesuar për Mauro Icardi: “A doni të dini nëse Juve e ka kërkuar ndonjëherë Icardi-n? Mund të them se i vetmi kontakt që Mauro ka pasur me Juventusin janë 7 golat që i ka shënuar.”

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605