Dikush të na pickojë!
Një version i zgjatur i “Suicide Squad” sigurisht që ishte ëndrra e shumë fansave që ngelen të zhgënjyer nga versioni i parë i këtij filmi. Dhe më në fund dëshira e tyre do të plotësohet. Përmes një video të postuar në Twitter, producentët kanë deklaruar se do të publikojnë një version të zgjeruar të skuadrës së keqbërësve, ku sigurisht pretendohet të ketë shumë më shumë skena të Joker-it të famshëm portretizuar nga Jared Leto. Versioni i gjatë do të jetë i mundshëm për t’u parë në sherbimet streaming online nga data 15 nëntor!