INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow !!! Horoskopi çmendet, veçanërisht për ju femrat, hidhini një sy

Wow !!! Horoskopi çmendet, veçanërisht për ju femrat, hidhini një sy

Publikuar më: 09:57 14-09-2017

Nuk do ta besoni çfarë parashikimesh do të lexoni sot nga horoskopi...Femrat qenkan shumë të favorizuara sot … shikoni dhe habituni.

Dashi – Në vend që ndiheni keq për atë që nuk dini, kërkoni të mësoni sa më shumë nga ata që ju rrethojnë. Mungesa e dijes nuk duhet të bëhet shkak për probleme të panevojshme që mund të lindin nga ndjenja e inferioritetit. 

Demi – Mosbesimi që ju karakterizon do të bëjë që të mos i besoni disa informacione që do t’ju vijnë. Megjithatë mos i refuzoni në mënyrë të prerë. Mund të merrni të dhëna të vyera, që do të mund t’i përdorni në shërbimin tuaj.

Binjakët – Kur të tjerët ngecin në vend numëro, dini gjithnjë si të veproni e t’i nxirrni ata nga situatat. Megjithatë mungesa e progresit në disa aspekte të caktuara, po kthehet në stres të përditshëm. 

Gaforrja – Përgatituni për konflikte në punë dhe shtëpi. Ndoshta po përballeni me presion dhe kjo do të bëjë që të jeni të tensionuar dhe të keni tendencën për t’u përfshirë në debate me të tjerët. 

Luani – Do t’ju jepet mundësia që të zgjidhni probleme që kanë disa kohë që po kthehen në pengesë në përditshmërinë tuaj. Tregohuni diplomatë, por dhe të drejtë. 

Virgjëresha – Vendosni në përdorim aftësitë tuaja unike për të ndrequr situatën aktuale në të cilën ndodheni dhe gjithçka do të shkojë për mrekulli. Një qëndrim i vendosur dhe i drejtpërdrejt është ajo që kërkohet në situata të tilla. 

Peshorja – Situata të caktuara mund t’ju çojnë deri tek të treguarit tjetrit rrugën. Kjo ndoshta mund t’ju duket e drejtë, por është diçka që nuk duhet të bëni nëse bëhet fjalë në situata të tensionuara. 

Akrepi – Keni tendencën për të bluajtur nga brenda gjëra që në fakt nuk duhet. Të thënit atë që mendoni dhe të treguarit tjetrit vendin është gjëja më me mend që mund të bëni. 

Shigjetari – Shpenzimet e kohëve të fundit nuk do të ndikojnë aspak mirë dhe do të rëndojnë gjendjen financiare në fund të muajit. Nëse nuk ia dilni dot për të menaxhuar paratë, kërkoni ndihmë nga dikush që është i suksesshëm në këtë fushë.

Bricjapi – Të qenit të sinqertë është gjithnjë diçka mjaft pozitive, por është e rëndëishme të njihni limitet. Të tjerët mund ta vlerësojnë sinqeritetin e faktin që jeni të drejtpërdrejtë, por kjo nuk do të thotë që keni të drejtë që t’i tregoni atyre që ju rrethojnë sesi duhet të veprojnë. 

Ujori – Nëse dikush po ju kërkon të bëni diçka që nuk ju pëlqen mos e pranoni dhe mos bëni pakt me veten. Të tjerët e vlerësojnë më shumë sinqeritetin, sesa kompromisin. Nga ana tjetër, asgjë e mirë nuk do të vijë nëse ndrydhni veten, sidomos mendërisht.

Peshqit – Ideja për të bërë ndryshime të mëdha mund të rishfaqet. Kjo vlen për ndryshime në jetën personale apo profesionale. Merreni shtruar dhe vlerësoni të gjitha opsionet. Me kalimin e ditëve gjërat do të bëhet më të qarta dhe do ta keni shumë më të lehtë për të marrë një vendim.

Article Logic
Execution time: 0.0018129348754883