The Weeknd do të performonte në Coachella por spektaklin e vërtetë e dhuroi në “bashkëpunimin” e nxehtë me Selena Gomez.
Kjo pasi dyshja edhe një herë tjetër nuk e pati aspak problem që të tregohet intime në sy të të gjithëve. Madje jo vetëm kaq, por ata thjesht nuk u shqitën dot nga njëri-tjetri ditën e djeshme në zonën VIP. Ishim mësuar t’i shihnim duke u puthur, por gjithmonë në takime romantike ose kur ishin të vetëm. Këtë herë duket se thjesht nuk rezistuan dot edhe kur vendi ishte i mbushur me njerëz. Për fat të mirë që nuk duhej të performonin bashkë pasi publiku do të shijonte një spektakël ndryshe nga ai për të cilin kishte paguar…