Arsene Wenger nuk ka qëndruar pa punë dhe shumë shpejt do ta shohim me një detyrë të re. Francezi do të të jetë në rolin e analistit sportive për Kupën e Botës në televizionin “BeIN Sports”.
“Kam shumë miq që nuk bëjnë asgjë gjatë gjithë verës dhe shijojnë pushimet. I kam zili, por unë nuk e bëj dot”-tha ish tekniku i Arsenal për “The Guardian”.
Wenger ka folur edhe për të ardhmen ku tha se ka pasur shumë oferta, por nuk ka zbuluar se kush janë ekipet që kërkojnë shërbimet e tij. “Mërzitem shpejt. E kam të nevojshme të bëj diçka. Dua një sfidë. Kam jetuar me futbollin gjithë këto vite dhe është një pasion për mua. Nuk e imagjinoj dot veten të bëjë diçka tjetër” shtoi më tej francezi.