IN SPORT
Wesley Sneijder shpëton mrekullisht nga vdekja në Katar

Wesley Sneijder shpëton mrekullisht nga vdekja në Katar

Publikuar më: 16:05 20-09-2018

Një nga futbollistët më të mirë holandez në dekadën e fundit, Wesley Sneijder, ka shpëtuar mrekullisht pas një aksidenti të rëndë rrugor. Ish-lojtari i Ajax, Real Madrid dhe Inter aktualisht luan me klubin e Katarit, Al-Gharafa.

Gjatë një udhëtimi në vendin aziatik, Sneijder ishte në shkretëtirë kur përfundoi jashtë rruge dhe sipas specialistëve vetëm fati e shpëtoi nga vdekja, edhe pse tronditja e pësuar ishte e madhe.

34-vjeçari shënoi në ndeshjen e fundit, pavarësisht se ekipi i tij u mposht 3-2 në shtëpi, por pas ndeshjes pësoi aksidentin dhe shkoi në spital. Sneijder u duk në rregull, por me një qafore gjatë kohës që u fotografua duke takuar krerët e klubit.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031871795654297