INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wess Mitchell: Evropa një teatër i konkurrencës serioze strategjike

Wess Mitchell: Evropa një teatër i konkurrencës serioze strategjike

Publikuar më: 09:59 27-06-2018
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell ka thënë se Evropa është një teatër i konkurrencës serioze strategjike. Në një seancë dëgjimore para një nënkomisioni të Senatit për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal, diplomati amerikan tha se Evropa po përballet me presione në shumë fronte si fushatat strategjike nga Rusia dhe Kina, vala rekord e imigracionit, ambicjet e Iranit në Mesdhe dhe një krizë besimi në institucionet evropiane. Rusia dhe Kina sipas tij  janë veçanërisht agresive në Evropën Qendrore dhe Lindore. Përparësia jonë, tha ndihmës sekretari Mitchell, është të frenojmë agresionin rus.
“Ne kërkojmë një marrëdhënie më të mirë me Rusinë. Por, kjo mund të ndodhë vetëm kur Rusia të ndalë sjelljen e saj agresive. Ne nuk do të bëjmë kompromis me parimet tona apo aleatët tanë. Siç tha Sekretari Pompeo, vitet e politikës së butë që mundësuan agresionin rus kanë marrë fund. Ne do të vazhdojmë t’ia rrisim kostot agresionit rus derisa Putin të zgjedhë një rrugë të ndryshme” ka pohuar ai.
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën tha se Shtetet e Bashkuara po rrisin angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor.
“Përmes një diplomacie aktive dhe koordinimi të ngushtë me BE-në, ne mbështetëm udhëheqësit vizionarë, kryeministrin Tsipras dhe kryeministrin Zaev për arritjen e një marrëveshjeje historike në ngërçin për emrin. Ne kemi shtuar komunikimin me Serbinë dhe Kosovën dhe po promovojmë reforma në Bosnjë-Hercegovinë”.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të senatores Jeanne Shaheen lidhur me demonstratat e zhvilluara në Greqi dhe Maqedoni  ai tha: ‘Përfaqësuesit rusë kanë bërë deklarata kërcënuese duke e bërë situatën shqetësuese.J’ua kemi bërë të qartë rusëve se po e monitorojmë situatën nga afër dhe se nuk i takon Moskës të vendosë për të ardhmen e Maqedonisë”.
Ndihmës sekretari i Shtetit e sheh zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë të një përmase si marrëveshja e Dejtonit që i dha fund konfliktit të viteve 90 në Ballkan. 
 
Article Logic
Execution time: 0.00360107421875