INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
West Side Family rikthehet me një ndryshim! Zëvendësojnë Dr Florin me...? [FOTO]

West Side Family rikthehet me një ndryshim! Zëvendësojnë Dr Florin me...? [FOTO]

Publikuar më: 14:21 23-09-2018

West Side Family është një ndër grupet më të dashura për shqiptarët. Ata i kanë dhuruar publikut mjaft hite të cilat ende dëgjohen me nostalgji.

Por puna e treshes së famshme të Landit, Mirit dhe Dr. Florit u duk se do të ndërpritej kur ky i fundit ndërroi jetë në 17 nëntor të vitit 2014. Kjo nuk i ndaloi dy djemtë e tjerë të grupit të vazhdojnë me projekte muzikore, por duket se WSF mund të rikthehen sërish si treshe.

Landi Hysi ka publikuar një fotografi së fundmi në Instagram. Ai kujton se kanë kaluar tre vite që nga ngjarja tragjike e 17 nëntorit.

“Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #WestSideFamily,” shkruan këngëtari.

Ai shton se përveç se kështu u duk, kështu edhe u ndje. Megjithatë që kur Dr. Flori ndërroi jetë grupi ka ardhur me tre projekte muzikore shumë të mira.

“Ishin 3 që filluan e po vazhdojnë,” shkruan Landi, -“3 duket të jetë një numër i suksesshëm”.

Këtë përshkrim këngëtari e vuri nën një foto të tijën së bashku me pjestarin tjetër të grupit Armir Shahini dhe Alban Kondin, i cili është vëllai i Dr. Florit. Me këtë Landi ka dashur të implikojë që vendin e tij në grup e ka zënë tashmë vëllai i tij.

Albani ka qenë pjesë e një grupi tjetër muzikor të njohur si Produkt 28. Mesa duket ai tashmë është bashkuar me WSF, dhe do të vazhdojnë projektet muzikore si një treshe, ashtu siç nisi.

west_side_family.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887