WhatsApp është aplikacioni më popullor për sa i përket messaging. Risia e Group Chat ishte ndër gjërat që ne mezi po prisnim, por kjo që po vjen tani do t'iu acarojë.
Facebook është duke kaluar një periudhë të vështirë ekonomike dhe për të fituar më shumë para duhet vepruar sa më parë. Kompania konfirmoi që ata janë gati për të monetizuar ëhatsApp me anë të reklamave.
Accountet që janë hapur si business ones janë ata që do të kenë opsionin e pagesës për reklama. Se si do të procedohet me shfaqjen e reklamave mbetet për të pritur, por askush nuk do të odnte reklama ndërkohë që flet me njeri. Facebook dhe Instagram kanë tjetër mjedis, por WhatsApp nuk është aplikacioni perfekt për të bërë eksperimente të tilla.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.