INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WhatsApp mendon për bizneset, ja se çfarë aplikacioni kanë lancuar së fundmi...

WhatsApp mendon për bizneset, ja se çfarë aplikacioni kanë lancuar së fundmi...

Publikuar më: 08:15 19-01-2018

WhatsApp ka lansuar një aplikacion të ri veçanërisht për biznes “Business app”, raporton GSMArena.

Pronarët e bizneseve të vogla përmes këtij aplikacioni mund të komunikojnë më lehtë me konsumatorët e tyre.

Shumë biznese tashmë e përdorin WhatsApp-in si një prej platformave për më shumë efikasitet.

Krahasuar me aplikacionin standard, aplikacioni “Business” do të lejojë informacionet shtesë në faqen e profilit, siç janë përshkrimi i biznesit, adresa e postës elektronike ose dyqanit, dhe faqja e internetit e cila do t'i ndihmojë klientët të komunikojnë me bizneset.

Gjithashtu do të ketë hapësirë edhe për komunikimin me mesazhe.

“WhatsApp Business” është lansuar sot në Itali, Meksikë, Britani e Amerikë, ndërsa në regjionet tjera pritet të lansohet më vonë. Ai është në dispozicion vetëm në Android.

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711