Whatsapp është platforma më e madhe e mesazheve që përdoret për të komunikuar dhe nga dita në ditë përditësohet për të përmbushur pritshmëritë e përdoruesve. Së fundmi mësohet se
Whatsapp është duke punuar rreth një opsioni të ri i cili ka si qëllim mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve. Opsioni i ri pritet që të ndalojë shokët e “bezdisshëm” që të kontrollojnë mesazhet tuaja private në mënyrë që privatësia juaj të mos cenohet.
Kompania ka bërë të ditur se ky opsion fillimisht do të jetë për përdoruesit e iPhone që kanë të instaluar IOS 8 dhe më lart të cilët do kenë mundësinë që Whatsapp-in ta hapin vetëm me anë të prekjes së gishtit.
Gjithashtu thuhet se ata që zotërojnë një iPhone X, Xr, Xs apo Xs Max mund të përdorin edhe “Face ID”. Këto dy opsione janë ende në zhvillim por shumë shpejt do të jenë gati që të përdoren.