Një ndër aplikacionet më të përdoru, WhatsApp ka evoluar shumë së fundi dhe tashmë ka sjellë përditësimin e fundit që të gjithë përdoruesit e sistemit operativ iOS po prisnin. Bëhet fjalë për dërgimin e mesazheve edhe nëse jeni “offline”. Tani përdoruesit mund të klikojnë butonin “Send” (Dërgo) për mesazhet e shkruara edhe kur nuk janë online, ndërsa sapo të kyçen në internet ato mesazhe do të shkojnë automatikisht.
Kështu që nëse nuk keni internet në telefon, mund ta përgatisni mesazhin, të shtypni “send” dhe ai do dërgohet sapo të lidheni me internet. Ky është një opsion shumë i vyer, sidomos kur jeni në një zonë ku telefoni juaj s’ka valë.