INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WhatsApp, zyrtarisht aplikacioni më i sigurtë për përdoruesin!

WhatsApp, zyrtarisht aplikacioni më i sigurtë për përdoruesin!

Publikuar më: 14:37 06-04-2016

WhatsApp ka përforcuar kodet e saj të sigurisë për të ndryshuar një herë e mirë rregullat e lojës.

Me përditësimet e fundit, aplikacioni i njohur i mesazheve ka përforcuar “encryption settings” për përdoruesit, në mënyrë që të gjitha mesazhet të mund të shihen vetëm nga dërguesi dhe marrësi. Rrjeti popullor nën pronësinë e Facebook deklaron se tashmë përdor një formë të fuqishme “encryption” për të mbrojtur sigurinë e fotove, videove, bisedave në grup dhe thirrjeve zanore, përtej mesazheve të thjeshta, për më shumë se një bilion përdorues në botë. Kompania bën me dije që në këtë formë gjithçka është private dhe informacioni që përdoruesit ndajnë me njëri-tjetrin nuk mund të shihet nga askush tjetër, qofshin piratë kompjuterikë, kriminelë online apo edhe nga vetë kompania e WhatsApp.

Thelbi i “encryption” qëndron në faktin se mesazhet kodifikohen dhe nuk shfaqen si mesazhe , por kode. Tema e privatësisë online ka përhapur debate të shumta pasi autoritetet amerikane paralajmërojnë se kriminelët dhe grupet e armatosura mund të përdorin këtë privatësi për të shkëmbyer mesazhe dhe fshehur gjurmët. Megjithatë WhatsApp ka vazhduar përpara me zhvillimin teknologjik, duke u shndërruar në lider të mbrojtjes së privatësisë online.

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055