INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WikiLeaks “xhelozon” me Panama Papers. Del në skenë dhe Soros…

WikiLeaks “xhelozon” me Panama Papers. Del në skenë dhe Soros…

Publikuar më: 13:20 06-04-2016

WikiLeaks përplaset më Panama Papers, pas përgjigjes së Drejtorit të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, Gerard Ryle, i cili është pyetur se përse nuk i publikon të gjitha dokumetat ashtu siç bëri WikiLeaks e ai tha se: Ne nuk kemi në plan t’i publikojmë të gjitha dokumentet në stilin e WikiLeaks, pasi kjo do të vinte në rrezik të dhënat e njerëzve të pafajshëm! Pas këtij reagimi WikiLeaks shprehu menjëherë pakënaqësitë në lidhje me mënyrën se si po veprohet me këto dokumente.

Postimet e fundit nga WikiLekaks tregojnë qartë këtë, por dhe shtojnë dhe dyshime të tjera.

Tre postime të forta të WikiLeaks:

Postimi 1: “Sulmi ndaj Putinit u prodhua nga OCCRP që shënjestron Rusinë dhe ish-Bashkimin Sovjetik dhe u financua nga USAID dhe Soros”.

Postim 2: “Ford dhe Soros me bazë në Uashington DC, të cilët janë shmangës të taksave, financojnë “ICJI”, që duket se tashmë ka një problem të llojit “WikiLeaks”.

Në postimin më të fundit nga WikiLeaks, akuzat 'peshojnë" edhe më shumë: “Qeveria amerikane financoi historinë sulmuese “Panama Papers” ndaj Putinit nëpërmjet USAID. Disa gazetarë të mirë, por jo model të integritetit”.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598