INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Will Smith është gay?

Will Smith është gay?

Publikuar më: 21:00 24-08-2016

Mesa duket po shpërthen një “bombë”, e cila mund të shkatërrojë martesën 20 vjeçare të Will Smith dhe Jada Pickett. Sipas RadarOnline, aktori i “Suicide Squad”, ka blerë me 2 milion dollarë heshtjen e Duane Martin, i cili supozohet se ishte në një lidhje me Will.

Kjo marrëdhënie e dyshuar homoseksuale  mes Martin dhe Smith, u zbulua në dokumentat e paraqitura në gjykatën e Shteteve të Bashkuara. Martin dhe bashkëshortja e tij Tisha Campbell, falimentuan dhe kishin detyrime prej rreth 15 milion dollarësh dhe në raportin e gjykatës thuhej se Will Smith dhe gruaja e tij, Jada kanë paguar shifra të mëdha për të mbrojtur pasurinë e miqve të tyre.

Mirëpo dyshimet filluan me 16 maj, ku kujdestari i kërkoi gjykatës të urdhërojë Martin që të dorëzojë laptopin e tij, dhe ky i fundit refuzoi, duke thënë se ai mban foto dhe video të cilat nuk dëshiron ti shikojë njeri. Deri këtu nuk ka asgjë, por Will ka thënë se do të heqë dorë nga aktrimi dhe do i futet politikës, dhe se ka ndarë 100 milion dollarë menjanë. Gjatë kësaj kohe ai ka pasur një grindje me gruan e tij. Mos ndoshta një pjesë të këtyre parave ia ka dhënë të dashurit të tij të supozuar? Në 2011-ën Will dhe Martin, kanë qenë me pushime së bashku në ishujt Karaibe dhe në Trinidad, pa bashkëshortet e tyre sigurisht. Në nëntor të 2011-ës ata kanë festuar përsëri bashkë në një klub nate, klub ku kishte vetëm meshkuj. Ditën tjetër kanë shijuar një shëtitje me varkë para se të darkonin bashkë. Përsëri kanë shkuar në një klub nate në Miami, ku kanë festuar gjatë gjithë natës.

Epo ne na pëlqejnë gjërat zyrtare, por ndoshta ku ka zë nuk është pa gjë. 

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652