Aktori i njohur Will Smith ka vendosur të festojë ditëlindjen e 50-të, duke bërë një çmenduri. Ylli i Hollivudit e festoi në një mënyrë tejet të veçantë ditëlindjen më 25 shtator, duke u hedhur nga helikopteri në Grand Canyon, ndërkohë që miqtë dhe familja po shihnin nga poshtë. Aktori dhe këngëtari i njohur është tejet aktiv në rrjetet sociale ku publikon video të ndryshme, shumica nga ato komike, por kjo e fundit na ngriu zemrën.
Ai ka marrë shumë mesazhe urimi dhe sigurisht që nuk mund të mungonte një urim nga këngëtarja shqiptare Era Istrefi me të cilën realizuan këngën e Botërorit Rusi 2018.
Era ka publikuar një foto në instastory ku e uron për ditëlindje dhe i thotë që është një “Legjendë e gjallë”.