Hapjen e finales së Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ku Franca ka mposhtur Kroacinë me rezultat 4:2 janë ngjitur në skenë për ta bërë, këngëtarja shqiptare Era Istrefi me Will Smith dhe Nicky Jam me këngën “Live it Up”.
Aktori amerikan, Will Smith, pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ka falënderuar këngëtarin Nick Jam për ftesën që ia bëri që të realizonin himnin e Botërorit, “Live It Up” si dhe këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi.
“Era Istrefi, ti je e bukur dhe shpirt delikat. Të çmoj. Vazhdo të buzëqeshësh”, ka shkruar Will Smith.