INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Will Smith rrezikon martesën për t’iu futur politikës [FOTO]

Will Smith rrezikon martesën për t’iu futur politikës [FOTO]

Publikuar më: 11:12 14-06-2016

Burimi RadarOnline ka zbuluar se aktori Will Smith po mendon seriozisht ta ndryshojë kursin e karrierës së tij.

Madje është i gatshëm edhe të “çrrënjosë”  familjen  për të provuar mundësi të reja.  47 vjeçari në një intervistëtë fundit la të kuptohej se dëshironte t’i futej politikës.  “Nëse njerëzit vazhdojnë të thonë të njëjtat çmenduri, atëherë do të më detyrojnë t’i futem politikës. “Pra, duhet të bëhem president. Për çfarë mund të kandidoj tjetër?”, u shpreh aktori.

 Këtë herë Smith është 100% i sigurtë dhe i bindur për t’iu dedikuar një karriere politike edhe pse bashkëshortja e tij 44 vjeçare Jada Pinkett Smith nuk është dakord me këtë vendim. Ajo e ka cilësuar këtë hap të bashkëshortit si zhgënjyes dhe egoist. I njëjti burim thotë se Will ka vënë mënjanë 100 milionë dollarë dhe është në prag të mbylljes së një strategjie. E gjitha kjo do ta largojë aktorin nga Holliwood-i për t’i siguruar një karrige në senat. Urojmë që politika të mos jetë shkak për prishjen e martesës së tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049