Djemtë e këqinj rikthehen sërish!
Një raport i fundit i sajtit më të besueshëm amerikan, TMZ, bën me dije se Will Smith dhe Jerry Bruckheimer sapo kanë nëshkruar marrëveshjen për të realizuar serinë e tretë të filmit "Bad Boys". Burime pranë producentit Bruckheimer dhe aktorit Smith kanë treguar për TMZ se marrëveshja u arrit vetëm pas disa takimeve të shpeshta e të gjata, të martën dhe të mërkurën e kësaj jave. Thuhet madje se Jerry dhe Will të kenë punuar gjithashtu mbi skenarin e filmit, i cili për fat të keq ende nuk dihet se kur do të fillojë xhirimet!