INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
William Levy dhe ''Analia'' ndahen krejt papritur? Ky DETAJ i tregon të gjitha, s’ka më dyshime! [FOTO]

William Levy dhe ''Analia'' ndahen krejt papritur? Ky DETAJ i tregon të gjitha, s’ka më dyshime! [FOTO]

Publikuar më: 10:52 28-06-2019

Prej disa ditësh mediat spanjolle kanë njoftuar se William Levy dhe bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez janë ndarë.

Disa burime të ndryshme pranë çiftit kanë thënë se ata nuk janë parë bashkë prej kohësh, madje edhe ditëlindjen e saj, Elizabeth nuk e festoi me William.

Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe ajo që shton akoma dhe më shumë dyshimet është fakti që në një prej festave të vajzës së tyre çifti nuk kanë qenë bashkë.

Megjithatë, së fundmi Elizabeth i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar së fundmi një foto ku shihet e përqafuar me bashkëshortin e saj. Ata shihen në një grup miqsh teksa të gjithë pozojnë për aparatin.

“Na mungon Lala Land dhe na mungoni ju djema”, ka shkruar ajo pranë fotos ku shihen të buzëqeshur teksa dhe William Levy i ka dhënë like duke treguar kështu se mes tyre çdo gjë është në rregull.

wile.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036501884460449