INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Winnie Harlow: Lemonade, çfarë…?

Winnie Harlow: Lemonade, çfarë…?

Publikuar më: 13:21 28-04-2016

Përveç  12 këngëve të albumit,  “Lemonade” e  Beyonce përfshin edhe një show  markash   Roberto Cavalli, Gucci, Yeezy, Givenchy etj  si dhe një sërë femrash me ngjyrë që kanë patur ndikim në shoqëri.

 Por ndërsa gjithë bota i ka sytë nga “Lemonade” dhe ka versione të ndryshme lidhur me faktinse kujt i adresohet, ka persona që janë edhe figurantë në video të cilët janë aty duke mos e patur idenë se për çfarë bën fjalë.  Kjo është ajo që ka treguar për Cosmopolitan, modelja me vitiligo (ç’rregullim te pigmentit), Winnie Harlow.

 “Pas xhirimeve, ne të gjithë sa ishim aty, nuk e dinim se me çfarë kishte të bënte projekti,  por mund ta ndjenim sa  epik ishte. Ok, ishim pjesë e skenave,  por nuk na ishte thënë se çfarë po ndodhte saktësisht”,  ka thënë ajo duke vazhduar se e vetmja gjë që dinte ishte titulli i videos,  “Limonade”.  

Kur u pyet se si përfundoi në videon që  është konsideruar si një “Letër dashurie për femrat me ngjyrë”, modelja sqaroi se e kishte pranuar menjëherë ftesën nga asistentja e Beyonces.  “Kush mund ta refuzojë Beyoncen?”  ka thënë ajo duke shtuar se i ishte dashur ta mbante të gjithën sekret deri në momentin e publikimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328