INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Winona Ryder tregon për sjelljen e Johnny Depp kur ata ishin bashkë [FOTO]

Winona Ryder tregon për sjelljen e Johnny Depp kur ata ishin bashkë [FOTO]

Publikuar më: 11:29 28-06-2016

Në një periudhë të vështirë për Johnny Depp, Winona Ryder, ish e fejuara e tij kur ata ishin adoleshentë, ka thënë fjalën e saj në mbrojtje të aktorit. 

“Ai është një djalë i dashur dhe i përkujdesur” është shprehur aktorja duke thënë se fliste nga eksperienca e saj përgjatë 4 viteve që kishte qenë e lidhur me Depp. “ Ai nuk ka qenë kurrë abuziv sic flitet ndaj meje. E njoh vetëm si një djalë vërtet të mirë, të dashur, të përkujdesur dhe që është mjaft protektiv ndaj njerëzve që do”,  ka thënë kolegia e Depp në filmin “Edward Scissorhands”.

Deklarata e Winona Ryder, është thjesht e radhës në listën e Vip-ave që ngrenë lart figurën e Depp duke hedhur poshtë pretendimet e ish gruas, Amber Heard, për abuzim. 

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941