Amber Rose dhe Wiz Khalifa e festuan divorcin e tyrë në një klub striptizmi mbrëmjen e së hënës...dhe ne e dimë pse...të dy bënë më shumë se çduhej për zgjidhjen e çështjes.
Amber dhe reperi Wiz, arritën ta zgjidhnin marrëveshjen me anë të gjykatës, dhe përfundimi...ajo merr një shumë të majme prej 1 milion dollarë si përfitim nga divorci i tyre. Wiz i ka paguar tashmë 356 mijë $, pra i detyrohet edhe 644 mijë $.
Por Amber merr më shumë, 14.800$ në muaj për djalin e tyre 3 vjeçar Sebastian, me të cilin ata ndajnë kujdestarinë ligjore dhe fizike. Ndërsa Wiz, merr shtëpinë në Pennsylvania dhe 10 makina, duke përfshirë një Chevelle të ’69, Camaro të ’68, Impala të ’62 e ’64 dhe një Porche sigurisht.
Gjëja më e rëndësishme? Ata ndihen mirë me mënyrën se si përfundoi divorci, e cila në fund të fundit është mirë për fëmijën.