Ja që çdo e keqe e paska një të mirë, edhe kur në mes është Kanye West.
Reperi amerikan dhe ish striptistja janë bashkë në krahët e njëri-tjetrit, për të mos thënë dicka më shumë. Dhe si për rastësi e gjitha kjo ndodh menjëherë pas luftës në Twitter me producentin Kanye West. Ata ishin ndarë më parë dhe megjithëse kishin shprehur simpati për njëri-tjetrin, kishin deklaruar se nuk do të ktheheshin më bashkë. Mos është meritë e prekjes (sharjes) magjike të Kanye? Ish cifti kishte filluar të afrohej sërish fizikisht, por duket se vetëm ndërhyrja e yllit të hitit “Heartless” i ka bërë të kapërcejnë hapin final. Ndoshta Kanye kishte të drejtë kur tha se ka fuqinë të ktheje ish-at sërish bashkë.