Jo gjithçka varet nga një Oskar, dhe ky vit në Hollywood duket se po e vërteton këtë gjë më së miri.
"See You Again", kolona zanore e filmit Furious 7 ka fituar mbrëmjen e kësaj të diele titullin si kënga më e mirë, në eventin e përvitshëm të "Critics' Choice Awards". Dyshja e artistëve Wiz Khalifa dhe Charlie Puth u vlerësuan me çmimin në fjalë përmes një postimi në profilin zyrtar në Twitter të "Critics' Choice Awards", duke qenë se kategoria e fituar bënte pjesë tek ato që nuk ishin pjesë e transmetimit live. "See You Again" ka lënë pas këngë si "Love Me Like You Do", "Till It Happens To You" nga Lady Gaga apo edhe atë "Writing's on the Wall" të Sam Smith. Ky çmim vjen vetëm pak ditë pasi u bë i ditur lajmi i hidhur se kënga nuk ishte e përfshirë në kandidaturat për çmim Oskar!