Nuk kishte emocion më të madh për të gjithë shqiptarët të shihinin Era Istrefin teksa performonte. Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi performoi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam në finalen e Kupës së Botës. Por të gjithë mezi prisnim që Era t'i tregonte botës se është krenare që ështëshqiptare dhe e bëri.
Ajo publikoi një foto ku shfaqet e veshur në të verdhë dhe blu me ngjyrat e flamurit kosovar dhe simbolin e famshëm të shqiponjës. Kështu ajo u tregon të gjithëve se ia doli më së miri dhe se shqiponja tashmë është një simbol mjaft i njohur për të gjithë. Ne nuk kemi ç'të themi tjetër përveçse: BRAVO, Era!/intv.al/